Partitani gjen trajner në Serbi

Partizani ka gjetur trajnerin e ri. Bëhet fjalë për serbin Aleksandar Veselinoviç. Ai u prezantua në orën 17:45 në ambjentet e stadiumit “Arena e Demave”. Skuadra e fundit që 54-vjeçari ka drejtuar është Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjithashtu vlen të theksohet fakti se serbi Veselinoviç ka drejtuar edhe skuadra të tjera si Ponedelnik, Suduva, Vojvodina, Spartak Subotica, Çukariçki dhe Al Batin. Gjithashtu ai ka qenë trajner edhe i kombëtares së moshave të Serbisë.

sfidanti.al