Torino vihet pas talentit shqiptar

Vetëm pak ditë pas shitjes së “yllit” të tyre, Alessandro Buongiorno, te Napoli, për plot 40 milionë euro, drejtuesit e “Demave” të Torino kanë filluar të kërkojnë një qendërmbrojtës të ri dhe një ndër emrat që pëlqehet shumë nga klubi i Serie A është Albian Hajdari, 21-vjeçari shqiptar, që aktualisht luan te Lugano, në elitën e futbollit zviceran. “Dardani” i prapavijës ka qenë më parë pjesë e ekipit të të rinjve të Juventus, ndërkohë që luan me Zvicrën U21, teksa konsiderohet si një lojtar me shumë potencial, ku përveç qendrës së mbrojtjes, Hajdari mund të aktivizohet edhe në krahun e majtë të repartit të prapavijës. Presidenti Cairo pritet të përpilojë një ofertë zyrtare për kartonin e mbrojtësit potent, i cili do e priste me kënaqësi rikthimin në qytetin piemontez. Kartoni i tij vlerësohet maksimalisht 4 milionë euro dhe aktualisht pas tij janë vendosur edhe Augsburg e Girona.

sfidanti.al