Lucas Paqueta, mesfushor i West Hamit, u akuzua zyrtarisht nga Federata Angleze (FA) se ka ndikuar në përcaktimin e rezultateve të ndeshjeve si i përfshirë në bastet sportive në katër raste. Në ndeshjet kundër Leicester City-t në 2022 dhe kundër Aston Villas, Leeds United dhe Bournemouth në 2023, braziliani, sipas deklaratës së FA-së, e cila tashmë e ka zyrtarizuar këtë akuzë, “ka kërkuar të përcaktojë rrjedhën e ndeshjeve, duke marrë kartonin e verdhë me qëllim të pahijshëm për të ndikuar në tregun e basteve, për të krijuar fitim për një ose më shumë persona. Lojtari ka afat deri në datën 3 qershor për t’iu përgjigjur këtyre akuzave, si dhe për të kërkuar shtyrjen e këtij afati”, thuhet në mesazh, duke përfunduar me informacionin se “Federata nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm derisa çështja të mbyllet”. Nëse vërtetohen të gjitha akuzat ndaj brazilianit, ai mund të marrë një ndëshkim shembullor prej 10 vitesh pezullim.
sfidanti.al