Panuçi krahason Milanin me Realin: Madridi, Hollivudi i futbollit!

Në Gjermani në vitet 90-tëm, ishte Bajerni që mbante këtë epitet, por për tjetër gjë. Klubi bavarez u quajt “FC Hollivud” për shkak të historive të ndryshme që ndodhnin aty, dhe që përfshinin lojtarët, trajnerët dhe drejtuesit. Ish-trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, e cilëson Realin si një “Hollivud” për shkak se famës së klubit spanjoll, standardeve të vendosura aty prej dekadash, stadiumit “Bernabeu” dhe fanelës së madhe “merenges”.

“Unë kisha fituar gjithçka me Milanin, – shprehet Panuçi, – ishim më të mirët në botës. Një Top i Artë si Papen ulej në tribunë, kishim 58 ndeshje pa humbje, gati dy kampionate, dhe presidenti i Realit, Sanz, më tha që të provoja Realin sepse Madridi ishte diçka tjetër. Me të vërtetë ishte diçka tjetër”. Panuçi luajti për madrilenët duke arritur suksese ndërsa veçon se “(Madridi) është Hollivudi i futbollit, ajo fanelë ka një peshë sikur ke të gjithë botën mbi supe”.

Sfidanti.al