Ylli afrikan me nënshtetësi greke ishte në nivelet e tij më të larta në fitoren e vështirë ndaj Nju Orlinsit, me shifrat 129-125. Edhe pse një ndeshje shtëpiake dhe ndaj një ekipi poshtë në renditje, sërish nuk qe e lehtë dhe u desh Janis Antetokumbo në maksimum për të marrë fitoren. Kapiteni shënoi 38 pikë, kapi 10 topa në tabela e shërbeu 4 asistë, ndihmuar nga Kris Midëlton me 31 pikë. Zion Uilliamson ishte më i miri për Nju Orlinsin duke shënuar 34 pikë, kapur 8 topa në tabela e shërbyer 6 asistë, por e humbi topin 5 herë, ndonëse bëri një vjedhje topi e një bllokim gjuajtjeje.
Gjithsesi, në Konferencën Lindore, Miluoki dhe Antetokumbo i kanë rivalët dhe këta janë Bruklin Nets, pore dhe Filadelfia. Kjo e fundit mundi Dallasin 111-97 dhe mbeti në vend të parë, ndërsa Bruklini vazhdon serinë e fitoreve me 8 të tilla radhazi. Kajri Irving shënoi 27 pikë dhe pati 9 asistë në suksesin 129-92 ndaj Orlandos, ndërsa Xhejms Hardën pati 20 pikë e 9 topa në tabela. Bruklini është në vend të dytë në Lindje me bilancin më të mirë që kur lëvizi nga Nju Xhersi për në Nju Jork në 2012, edhe pse ylli kryesor, Kevin Duranti, është i dëmtuar.
Sfidanti.al