Në fushë nuk pati yllin kryesor, veçse Brazili nuk duket se është i varur shumë nga Nejmari. Në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, pesë herë kampionët e botës fituan 3-0 ndaj Rusisë vendase, duke treguar se çfarë kanë ndërmend të bëjnë në këtë Botëror. Miranda, Kutinjo (penallti) dhe Paulinjo ishin autorët e golave, me trajnerin Tite që kishte mundësi të hidhte yje të vërtetë në fushë.
Që nga portieri i Romës, Alison, për të vazhduar me mbrojtësit Marselo, Dani Alvesh, Tiago Silva e Miranda, pastaj me Kasemiron, Uillianin, Dagllas Kostën e Kutinjon, si dhe me sulmuesit Paulinjo e Gabriel Zhezus. Një “galaksi yjesh” nga Reali, Barcelona, Çelsi, Mançester Siti, Juventusi, Paris SG, Atletiko e Madridit apo Roma.
Me vetëm një humbje në 18 ndeshjet e fundit “Selesao” duket se formën e duhur për në Botëror. Tani pritet edhe riaftësimi i Nejmarit që të shkohet në Rusi me petkun e merituar të favoritit për trofeun.
Sfidanti.al