Ky është lojalitet, përshkon 12 000 km që të bashkohet me përfaqësuesen! 

Garet Bejli, sikurse dihet, mbron ngjyrat e Realit të Madridit, por, sidoqoftë, zemrën ai e ka të përfaqësuesja e vendit të tij, Uellsi, kështu që ai përshkoi një rrugë të gjatë që t’u bashkohej bashkëlotarëve të vet. Ekipi kombëtar i Uellsit ndodhet në një turne në Kinë, ku shumë tifozë do të donin që të shihnin një nga lojtarët më të mirë të “ishullit”.

Mbas ndeshjes me Xhironën, Bejli i hipi avionit dhe fluturoi për në Kinë, madje, bëri edhe stërvitje me ekipin e tij. Uellsi ndeshjen e parë do ta luajë me përfaqësuesen e Kinën, të enjten. Sikurse dihet, ekipi përfaqësues i Uellsit ka trajner të ri, legjendën e futbollit, Rajan Gigs.

Sfidanti.al