Salahu i paprekshëm: Liverpuli nuk e shet as për rekord botëror!

Mohamed Salal, sezonin e tij debutues në Liverpul, po e luan në një nivel me Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon. Deri tani, ai ka shënuar 36 gola dhe ka dhënë 12 pasime golash në 41 ndeshje të zhvilluara gjatë këtij sezoni. Duke pasur parasysh formën fantastike të Salahut, Reali i Madridit dhe Barcelona kanë filluar që të interesohen për çmimin e futbollistit egjiptian. Duke pasur parasysh se Liverpuli, gjatë viteve të fundit, i ka shitur lojtarët e tij më të mirë, media ka filluar që të spekulojë për çmimin eventual të Salahut, madje, përmendet edhe shifra 200 milionë euro!

Gazeta “Telegraf” vë në dukje se kryesia e Liverpulit është e vendosur që të mos ta shesë Salahun. Kjo kryesi, madje, as që dëgjon që të hyjë në bisedime për këtë çështje dhe as që do të dëgjojë për ndonjë ofertë eventuale, qoftë kjo edhe rekord botëror.

Sfidanti.al