Një “Ofeli” e pashpirt! Stuhia lë pa “çati” ndeshjen për titull!

Kork Siti pret të marrë vetëm një pikë dhe të shpallet kampion i Irlandës. Gjithsesi, festimet rrezikuan të shtyheshin jo pak për shkak të një prej atyre stuhive me emra tërheqës femrash. Jo më “Katrina” apo “Irma”, por “Ofelia”. Kjo ishte “femra” e radhës që goditi Irlandën dhe staidumin e Korkut, “Tërner Kros Stejdium” (Turner Cross Stadium). Çatia e një tribune u rrëzua nga erërat e fuqishme duke bërë që ndeshja fillimisht të shtyhej nga e hëna në të martën. Pas dyshimeve të tjera, në stadium shkuan specialistët (mes të cilëve inxhinierë) që nxorrën përfundimin se ndeshja  mund të luhet të martën, sipas planit, por duke larguar materialet që pengojnë, dhe duke e mbyllur tribunën e dëmtuar. Kork Siti do të luajë ndaj Derri Sitit, ndërsa shanset janë që të shpallet kampion.

Sfidanti.al