Një fitore që nuk sjell “pranverën”

Vllaznia mposhti Dinamon 3-1 duke u rikthyer te rezultati pozitiv pas disa zhgënjimeve rresht por ky sukses ndaj një prej skuadrave më në formë të momentit, nuk është tregues i forcës së vërtetë të shkodranëve. Edhe nëpërmjet një loje cinike, kuqeblutë rrëmbyen tre pikë që më shumë se për klasifikimin do t’i shërbejnë për moralin skuadrës së Qatip Osmanit, i cili mund të marrë frymë lirisht për të paktën disa ditë pas startit asfiksues në stolin e ekipit shkodran.

Në krahun tjetër, Dinamo tregoi sërish se është një skuadër  qe po fiton cilesi dhe sezonin aktual mund të synojë pa asnjë frikë një mes 4 vendeve të para dhe play off-in e muajit maj. Në këtë optikë, kuqeblutë mund të gëzojnë fitoren që rikthen përkohësisht qetësinë por në kampin e ekipit verior ka ende shjmë probleme që tekniku shqiptar nga Maqedonia e Veriut duhet t’i zgjidhë ndërsa presidenca duhet t’i përgjigjet me një merkato agresive, në të kundërt, faza play off mund të mbetet në rrezik deri në fund të sezonit.

Nga Pirro Bardhyli