Nga derbi i Vlorës te klasikja e Myzeqes.. ku plasi dhe “bomba”..

Gjatë dy sezoneve të fundit, Kategoria Superiore ka marrë një fytyrë tjetër duke vendosur standarte të pazakonta. Tashmë që të gjithë duken të dorëzuar me faktin se formula nuk do të ndryshojë edhe pse dështimi është i dukshëm. Interesi për futbollin e luajtur në Shqipëri ka rënë në minimumin jetik por askush nuk ka më zë ta thotë, ose më saktë, edhe ata zëra të pakët që e artikulonin tezën e formulës qesharake, sot janë zhdukur. Triumfoi kokëfortësia e njerëzve në Kullën e Fildishtë të futbollit të cilët kanë edhe meritën e shkretimit të shkallëve të stadiumeve.

Gjithsesi, tema sot është Tirana, skuadra më e titulluar që shëtit si lypsare cdo dy javë në kërkim të një shtëpie. Hall më vete duhet të jetë për Refik Halilin java kur kalendari e adreson në “shtëpi” sepse tre të fundit bardheblutë janë detyruar të luajnë sa në Vlorë, Korçë apo si në rastin e fundit për klasiken me Vllazninë në Myzeqe. Ndeshje që kalon klasën në fushë por jo në shkallët  e stadiumit, ku edhe ata pak tifozë u bënë protagonistët e dhunshëm të një skene lufte. Tifozet e Tiranës hodhen lende plasese ne fushe , futbollistet mbeten te shrirë ne fushe.   E dhimbshme për Tiranën që bredh çdo jave si ekip pa zot  e  pa stadium, pa karte identiteti ne loje dhe tani ne fund , plasi edhe “bombën”…

Nga Pirro Bardhyli