Neymar planifikon tërheqjen nga futbolli

Eliminimi i Brazilit nga Norvegjia në fazën e 1/8-ave të Botërorit 2026 mund të ketë qenë ndeshja e fundit e Neymarit me fanellën e “Seleçaos”. Sipas raportimeve të UOL Esporte, sulmuesi brazilian është thellësisht i zhgënjyer dhe po shqyrton seriozisht edhe mundësinë për t’i dhënë fund karrierës si futbollist.

Pas humbjes, 34-vjeçari është larguar drejt Floridës për të kaluar disa ditë pushimi me familjen dhe për të reflektuar mbi të ardhmen e tij. Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se ai është i lodhur jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht, pas 15 vitesh me kombëtaren braziliane, duke ndier se nuk ka marrë vlerësimin që meritonte.