Jorge Jesus pranon të marrë drejtimin e Portugalisë

Portugalia ka zgjedhur trajnerin e ri të kombëtares. Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, Jorge Jesus ka pranuar ofertën për të marrë drejtimin e përfaqësueses portugeze pas largimit të Roberto Martinez-it.

Trajneri 71-vjeçar do të firmosë një kontratë katërvjeçare, e cila do ta mbajë në krye të Portugalisë deri në vitin 2030. Marrëveshja përfshin drejtimin e skuadrës në Ligën e Kombeve, Kampionatin Evropian 2028 dhe Botërorin 2030.