Sulmuesi brazilian Neymar është trembur e madje ka reaguar keq pas gjestit jo të hijshëm të një tirozi brazilian pas barazimit të Brazilit në eleminatoret e Kupës së Botës me Venezuelën. Pasi kaloi në avantazh, Selecao u barazua nga golit spektakolar i Eduard Bello i cili shënoi me stilin gërshërë. Ky barazim do të thotë se Brazili ka rënë në vendin e dytë me dy pikë më pak se rivali historik, Argjentina.
Vërshëllima dhe tallje u dëgjuan kur lojtarët e Brazilit po largoheshin nga fusha, me sulmuesin e Al-Hilal, Neymar që u godit nga një pako kokoshkash, e hedhur nga një tifoz. Neymar ishte gati të hynte në tunel, por ndaloi dhe shikoi lart në tribunë për të gjetur tifozin që e sulmoi, ndërsa shokët e tij të skuadrës përpiqeshin ta drejtonin në dhomën e zhveshjes. Ai shihet duke i bërtitur dikujt në tribunë përpara se të merrte rrugën në tunel ndërsa bëntë me gisht në drejtim të tifozit.
sfidanti.al