Presidenti i nderit i Bajernit të Munihut, Uli Hënes, ka cilësuar Julian Nagelsman si trajnerin e duhur për Gjermaninë për të ngritur kokë pas dështimeve të njëpasnjëshme. Hënes thotë se klubi i Bajernit e ka mbështetur plotësisht emërimin e Nagelsmanit në krye të kombëtares i njeriun e duhur në këtë situatë. Entuziazmi dhe optimizmi i Nagelsmanit janë pikërisht gjërat për të cilat Gjermania ka nevojë tani, sipas ish-lojtarit të kombëtares në vitet ’70.
Ndërkaq, një tjetër Hënes po bën emër në Gjermani dhe ai është trajneri i Shtutgartit, Sebastian Hënes, nipi i Ulit. Shtutgarti qëndron befasisht në katet sipërm të renditjes dhe xhaxhai vlerëson përkushimin e nipit, sidomos faktin që nuk u ankua pas shitjes së lojtarëve më të mirë.
Për Uli Hënesin, mënyra e lojës së Shtutgartit të ngroh zemrën dhe skuadra e meriton të jetë mbi Bajernin në renditje. Ndaj, Hënes sfidon Tomas Tuhel dhe skuadrën e tij që të tregojë se është më e mira.
sfidanti.al