Në Angli protestojnë që Dias është lojtari i vitit para Kejnit!

Çmimi u dha, ndërsa mbrojtësi i qendrës fitoi titullin kampion me Mançester Sitin, po ashtu Kupën e Ligës si dhe arriti finalen e Championsit. Ruben Dias është Lojtari i vitit në Premier Ligë duke lënë pas Harri Kejnin e Totenhemit, por kjo gjë nuk u ka pëlqyer mjaft prej tifozëve. Ata kanë protestuar në rrjetet sociale duke e quajtur “vjedhje” dhe “shaka”. Dias ndihmoi Sitin të fitonte titullin me diferencë, dhe të mos pësonte gola për shumë ndeshje, ndërsa ka kaluar vërtet një sezon të shkëlqyer.

Nga ana tjetër, Harri Kejn, kapiteni i Anglisë, ishte Këpuca e Artë e Premier Ligës me 23 gola, si dhe më i miri në renditjen e asisteve me 14 pasime për gol. Tifozët theksojnë se arritjet individuale të Kejnit ishin më të mira sesa ato të portugezit, edhe pse Totenhemi doli në vendin e shtatë. Madje, ka tifozë që thonë se Dias nuk arriti dot nivelin e Van Dajkut, qendërmbrojtësit holandez të Liverpulit.

Sfidanti.al