Shqipëria është dënuar me një nga gjobat më të rënda nga FIFA me 161,500 franga zvicerane (rreth 200,000 dollarë) për shkeljeve të konstatuara gjatë ndeshjes së 7 qershorit kundër Serbisë në Tiranë.
Sipas vendimit të FIFA-s, dënimi u dha për ndërprerjen e himnit kombëtar serb dhe shfaqjen e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
Ndeshja kishte peshë të veçantë për shkak të tensioneve të kahershme politike mes dy vendeve, të cilat janë reflektuar edhe më parë në fusha, më famshëm gjatë incidentit me dronin në Beograd në vitin 2014 që ndërpreu një ndeshje kualifikuese për Euro 2016.
Takimi i 7 qershorit në Tiranë përfundoi në barazim 0-0. Ndeshja e kthimit në Beograd do të luhet më 11 tetor.
sfidanti.al