Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është shumë afër nënshkrimit të një kontrate të re me kampionin e Italisë, Napolin.
Sipas raportimeve të “Spazionapoli.it”, mbrojtësi 31-vjeçar do të vazhdojë bashkëpunimin me klubin napolitan deri në vitin 2029, duke zgjatur marrëveshjen aktuale që skadon në qershor të vitit 2027.
Ai refuzoi dy oferta nga klube të Premier League, si dhe një ofertë të majme financiare nga Arabia Saudite.
Mbrojtësi kosovar iu bashkua Napolit në vitin 2020 dhe deri tani ka fituar dy tituj me skuadrën italiane, duke u bërë një prej shtyllave kryesore të mbrojtjes.
Rrahmani është aktualisht me Kombëtaren e Kosovës për dy sfidat e para në kualifikimet e Kupës së Botës 2026: përballë Zvicrës të premten në Basel dhe ndaj Suedisë më 8 shtator në Prishtinë.