Ndahet nga jeta ish-arbitri, Astrit Mema

Komuniteti i futbollit shqiptar dhe veçanërisht ai Gjirokastrit ka humbur sot një figurë të rëndësishme. Është ndarë nga jeta Astrit Mema, ish-arbitër i njohur i cili i shërbeu futbollit për shumë vite edhe pasi u tërhoq nga arbitrimi. Mema ka punuar për shumë vite si vëzhgues i FSHF-së, drejtues i Kolegjiumit të Arbitrave Gjirokastër, si edhe ka qenë për një periudhë kohore edhe në postin e kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Gjirokastrës.

sfidanti.al