Nagelsmann rrëfen vetëvrasjen e të atit

Është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim, sapo ka mbushur 37-vjeç dhe ka marrë përsipër të ringrejë Kombëtaren e Gjermanisë. Po flasim për Julian Nagelsmann, i cili bën një rrëfim shokues duke deklaruar se babai i tij ka vrarë veten shumë kohë më parë kur ai ishte vetëm 20 vjeç. Në një intervistë për “Der Spiegel”, ai kujton detajet e ditës më të trishtuar të jetës së tij:

“E kujtoj vazhdimisht atë ditë të 17 viteve më parë. Babai im nuk la një letër lamtumire dhe nuk kishte asnjë shpjegim për gjestin që bëri. Ishte shumë e vështirë por mënyra se si e realizoi vetëvrasjen të bënte të kuptoje se ai ishte shumë i sigurt në vendimin që kishte marrë. Është një ndjesi shumë e keqe për familjen por jam i sigurt se ai dëshironte të vdiste me çdo kusht. Mendoj se duhet ta respektoj vendimin e tij. Babait tim nuk i lejohej të fliste për punën pasi ishte i angazhuar me shërbimet sekrete. Ai nuk mund t’i ndante shqetësimet me familjen dhe kjo ia shtonte shumë presionin. Papritur në moshën 20-vjeçare duhej të kujdesesha unë për familjen. Më është dashur të marr vendime serioze për të ndihmuar mamanë që papritur e gjeti veten të vetme dhe pa njeriun me të cilin kishte ndarë të gjitha kujtimet”.