Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka thënë se zgjedhjet e tij të veshjeve mund të kenë përshpejtuar largimin e tij nga Bayern Munich. Trajneri po reflektonte mbi eksperiencën e tij te Bayern Munich, e cila mori një fund të papritur në mars të vitit të kaluar me skuadrën e tij vetëm një pikë prapa kryesuesve të kampionatit, Borussia Dortmund. Nagelsmann beson se zgjedhjet e tij të veshjeve mund të kenë ndikuar kundër tij. “Si trajner nuk duhet të tërheqësh shumë vëmendje. Nga ana tjetër, nuk dua të shtirem plotësisht si një person tjetër për një punë. Unë kam tipare të ndryshme të karakterit në krahasim, për shembull, Jupp Heynckes. Unë thjesht bëj disa gjëra ndryshe, thjesht sepse jam më i ri. Unë nuk qëndroj në linjë me kodin e veshjes të Bayern-it me një pallto ngjyrë bezhë vetëm sepse disa nga paraardhësit e mi e bënë këtë. Drejtuesit në Mynih e dinin paraprakisht se do të vishja edhe një xhaketë të kuqe. Dhe nuk i shqetësonte. Por kur dështon, të tilla gjëra të parëndësishme përdoren shpesh kundër teje”, tha Nagelsmann.
sfidanti.al