E ka fituar 4 herë trofeun për të cilin u përpoq të luftonte sërish! Nuk ia doli madje dështoi me turp, siç thuhet në këto raste, dhe Gana u eleminua në fazën e grupeve në Kupën e Afrikës duke dalë në vend të fundit. Humbja e rëndë ishte ndaj Ishujve të Komorosit në stadiumin e qytetit Garua në Kamerun. Shifrat 2-3 bënë që ganezët ta mbyllnin Kupën me vetëm 1 pikë! Për të kuptuar shkallën e disfatës mjaft të themi se Ishujt Komoros shënuan në këtë ndeshje golin e parë të tyre në historinë e këtij konkurrimi. Gana është 4 herë kampione e Afrikës dhe 5 herë nënkampione, medaliste e bronzte olimpike në 1992. Në vitin 2005, ganezët nuk pësuan asnjë humbje, arritën në raundin e dytë të Kupës së Botës 2006 në Gjermani, ndërsa në 2010 në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut u bënë e dyta skuadër afrikane që arriti çerekfinalet, pas Kamerunit në 1990.
Sfidanti.al