Nuk ka shkopin magjik, por kur është i qetë, fjalët i ka prej mrekullie. Zhoze Murinjo e goditi menjëherë siç duhet sulmuesin e tij tek Totenhemi, Dele Ali, duke i lëshuar batutën. “Je Dele Ali apo vëllai i tij? Nëse je Dele Ali, luaj si Dele Ali”, – u shpreh trajneri portugez. Dele Ali po i përgjigjet sfidës, dhe po e vlerëson besimin që trajneri po tregon tek ai. Ai shënoi 2 gola në fitoren 3-2 të Spërsave ndaj Bornmuthit në “Uajt Hart Lejn”, ndërsa vazhdon ndjekja për zonën Champions në Premier Ligë.
Nuk ishte sukses i lehtë, pasi miqtë reaguan kur ishin në 0-3, duke u afruar në vetëm 1 gol diferencë, por suksesi u arrit. Pak ditë më parë, Totenhemi u kualifikuar për në turin e dytë në Champions, me triumfin 4-2 në Londër ndaj Olimpiakosit. “Kur erdha në këtë ekip ishim 12 pikë larg zonës Champions, por nuk dua që të mendoj për distancat, – thotë Murinjo, – duhet të mendojmë për të fituar ndeshjet. Në fund të dhjetorit (22) ka mundësi të ndeshemi me Çelsin duke pasur 6 pikë diferencë, dhe kjo do të ishte gjë e shkëlqyer, veçse do kohë derisa të vijë fundi i dhjetorit”. Totenhemi ka 20 pikë pas 14 ndeshjeve, ndërsa Çelsi ka 26.
Sfidanti.al