Sporting Lisbonë detyrohet t’I paguajë 3 mln Euro dëmshpërblim, Sinisha Mihajlovic

Sporting Lisbonë do të duhet t’I paguajë Sinisha Mihajlovic një dëmshpërblim prej 3 milionë Eurosh për shkarkimin nga detyra në 30 qershor të 2018. Ky është vendimi I marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv duke pranuar pjesërisht kërkesën e teknikut serb që e kishte hedhur në gjyq, klubin portugez që është I detyruar të paguajë trajnerin. Por cfarë ndodhi me Mihajlovic dhe Sporting Lisbonë.

Trajneri serb firmosi me Sportingun duke zëvendësuar Zhorzh Zhezus në 18 qershor të 2018. Ai që e kërkoi atë ishte presidenti I asaj kohe Bruno de Karvaljo që mbeti I impresionuar nga puna e Mihajlovic me Torinon. Por Këshilli Administrativ I klubit e kishte pezulluar atë duke emëruar në vend të tij, Souza Sintran. Ky I fundit ndërpreu menjëherë raportin me Mihajlovic pasi kritikoi disa zgjedhje të serbit. ‘Sinisha ishte në një periudhë prove prej 15 ditësh për të cilën nuk do të paguajë dëmshpërblim prej 10 milionë Eurosh. Sapo erdhi ai filloi të bëjë gabime-u shpreh Sintra-donte të ndërronte vendin e grum bullimit dhe të rriste kostot me 300 mijë Euro’.

Mihajlovic padyshim që nuk u ndal dhe I shkoi kësaj cështjeje deri në fund dhe tani pas 1 viti arriti të fitojë drejtësinë.

Sfidanti.al