Muçi zyrtarisht në shitje nga Besiktas

Drejtuesit e Beshiktashit kanë marrë një vendim të rëndësishëm sa i përket të ardhmes së Muçit në Stamboll. Sipas medieve turke 23-vjeçari është në shitje. Për momentin klubi turk nuk kërkon që të ekspozohet shumë sa i përket kësaj teme pasi për lojtarin 12 muaj më parë ka shpenzuar plot 10 milionë euro. Disa klube kanë bërë një hap përpara sa i përket interesit të shfaqur për Muçin, por oferta e tyre financiare nuk ka qenë e mjaftueshme për Beshiktashin për të lënë të lirë talnetin kuqezi. Muçi po kalon një moment pozitiv në Turqi pasi në takimin e fundit arriti të shënonte golin e vetëm të skuadrës së tij në barazimin 1-1 me ekipin e Rizespor.

sfidanti.al