Serie B, Kristian Shpendi rikuperon dëmtimin

Çezena ka bërë me dije se për takimin e radhës atë të 12 janarit në “Manuzzi” do të jetë i gatshëm edhe Kristian Shpendi. Sulmuesi i talentuar shqiptar ka lënë pas dëmtimin që pësoi para pak javësh dhe do të jetë rregullisht në fushë në ndeshjen që Çezena do të ketë me Çitadellën. Sipas shtypit italian kjo mungesë e Shpendit ka bërë që drejtuesit e klubit të reflektojnë dhe të mendojnë se u duhet një sulmues që të ndihmojë shqiptarin për përballuar pjesën e mbetur të sezonit.

sfidanti.al