Laçi bën goditjen e parë në merkaton e janarit. Klubi kurbinas njofton se ka siguruar shërbimet e mesfushorit kosovar Alban Shabani. 24-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Laçin dhe nga dita e sotme është në dispozicion të trajnerit Moreiro. “Mesfushori 24-vjeçar nga Kosova do të mbajë veshur fanellën bardhezi për 2 vitet e ardhshme, teksa më parë ka qene pjesë edhe e Llapit, Skënderbeut, Drenicës dhe së fundmi Feronikelit ku ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit. Shabani numëron dhe dy paraqitje me kombëtaren e Kosovës U21”, shkruhet në njoftimin e klubit.