Milani jashtë Champions League, PSG me fat

Grupi F i UEFA Champions League u luajt deri në sekondaT e fundit nga Dortmundi në Newcastle ku Milani fitoi 2-1 por nuk arriti të kalonte ne vendin e dyte skuadrën franceze që barazoi në Gjermani dhe me 8 pikë po aq sa kuqezinjtë, kaloi për më tej falë golavarazhit.

Një ndeshje shumë e bukur ajo e luajtur në Angli ku skuadra italiane luftoi deri në fund dhe arriti të kthente disavantazhin por në “Signal Iduna Park” fitoi paqja dhe njëkohësisht ekipi i Pocchettinos që vazhdon për më tej bashkë me Borussia Dortmund si e para e grupit. Në fazën tjetër kualifikohen edhe Atletico Madrid, Lazio, Manchester City, Leipzig, Barcelona dhe Porto.

sfidanti.al