Mesi bën 50, por Këpucën e Artë 2019 e fiton Levandovski!

Vitin e kaluar nuk ia doli, duke qenë në vend të tretë. Sulmuesi i Bajerni u detyrua të kënaqej me Këpucën e Bronzit, pas Lionel Mesit e Kristiano Ronaldos, por 2019-ta ishte viti i tij. Robert Levandovski fiton Këpucën e Artë të Europës për këta 12 muaj duke shënuar më shumë gola se gjithë të tjerët në kontinentin e vjetër. Polaku arriti në 54 gola në 58 ndeshje për Bajernin dhe kombëtaren, duke lënë në vend të dytë Mesin, me 50 gola në 58 ndeshje. Një sukses i pastër dhe i merituar.

Kilian Mbape përfundoi vitin i treti, edhe sepse luajti më pak ndeshje. Francezi 21-vjeçar realizoi 44 gola në 49 ndeshje, me një mesatare shumë të mirë për Paris SG dhe kombëtaren, ndërsa pas tij u renditën Rahim Stërling (41 gola, 61 ndeshje, Man. Siti, Anglia) dhe Kristiano Ronaldo. Ky i fundit pati 39 gola në 49 ndeshje, me mesatare më të dobët se Mbape. Tetë lojtarët e vendeve të para ishin të kampionateve të ndryshëm, që nga Bundesliga, La Liga, Liga 1, Premier Liga, Seria A, Skocia, Sllovakia dhe Estonia.

Sfidanti.al