Sulmuesi ndërkombëtar holandez, Memphis Depay, ka shtuar një titull të ri në karrierën e tij me Corinthians-in, por kjo fitore ka rritur gjithashtu borxhin që klubi brazilian i ka lojtarit. Sipas portalit Globo Esporte, shuma e detyrimeve të papaguara ndaj Depay-t tashmë arrin 4.8 milionë euro. Kontrata e nënshkruar në shtator 2024 parashikon se holandezi ka të drejtë për një bonus prej 760 mijë eurosh për çdo titull të fituar. Me triumfet në Campionato Paulista dhe Taça do Brasil në 2025, dhe tani në Superkupën e Brazilit 2026, vlera e akumuluar vetëm nga bonuset për tituj arrin 2.28 milionë euro. Përveç këtyre, Depay ka të drejtë edhe për klauzola të tjera kontraktuale. Ai do të duhet të marrë 1 milion euro shtesë për pjesëmarrjen në 70% të ndeshjeve gjatë sezonit 2024/2025, si dhe një bonus prej 760 mijë eurosh për kontributin e tij direkt në 25 gola të ekipit.
Corinthians, që po kalon një periudhë të vështirë financiare, po përpiqet të rinegociojë borxhin ndaj sulmuesit, por shumat e papaguara theksojnë rëndësinë e Memphis Depay-t si një nga figurat kryesore të klubit. Me këtë situatë, holandezi nuk është vetëm një lojtar i suksesshëm në fushë, por edhe një makinë e të ardhurave.
sfidanti.al

