Meksikë-Angli, bileta deri në 36 mijë dollarë

nteresimi i jashtëzakonshëm për përballjen mes Meksikës dhe Anglisë në Kupën e Botës 2026 ka bërë që çmimet e biletave të arrijnë nivele marramendëse në platformën zyrtare të rishitjes së FIFA-s.

Sipas raportimit të BBC-së, numri i biletave të nxjerra në rishitje është rritur nga 63 në 76 brenda një periudhe të shkurtër, ndërsa disa prej tyre po ofrohen me çmime rekord. Bileta më e shtrenjtë e listuar kushton plot 36 mijë dollarë.