Kupa e Botës 2026 vazhdon të sjellë statistika dhe kuriozitete të pazakonta. Një prej tyre ka si protagonist portierin e Kepit të Gjelbër, Vozinha, i cili ka arritur një statistikë surprizuese: deri tani ai ka realizuar më shumë driblime të suksesshme në turne sesa Cristiano Ronaldo.
Portieri karizmatik e regjistroi këtë moment gjatë ndeshjes së 1/16-ave të finales kundër Argjentinës. Në pjesën e parë, nën presionin e Lautaro Martinezit, Vozinha e shmangu sulmuesin argjentinas me një lëvizje të bukur dhe e nxori topin nga zona, duke regjistruar një driblim të suksesshëm.
Ky ishte driblimi i tij i vetëm në katër ndeshje të zhvilluara në Botëror, por mjaftoi për ta vendosur përpara Cristiano Ronaldos në këtë statistikë të veçantë. Kapiteni i Portugalisë, ndonëse ka shënuar tre gola në turne, nuk ka realizuar ende asnjë driblim të suksesshëm.

