Bayern Munchen ka nisur një mega ofertë për të tërhequr Xabi Alonson. Ish-lojtari dhe trajneri aktual i Bayer Leverkusen ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha falë taktikave së tij të jashtëzakonshme në Bundesligë këtë sezon, ku ai e ka ekipin në një pozicion të fortë për të garuar për titull. Sipas asaj që raportohet nga Daily Mirror, Bayern do të ishte i gatshëm t’i ofronte shumën mbresëlënëse prej 23 milionë eurosh Alonsos për të marrë drejtimin e ekipit nga Allianz Arena. Kjo ofertë do të përfaqësonte një rritje të konsiderueshme në krahasim me pagën e tij aktuale në Leverkusen dhe do ta vendoste atë në të njëjtin nivel të pagës me Pep Guardiolan.
Bayern Munich, i cili është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të paralajmëruar të Thomas Tuchel në fund të sezonit, sheh Xabin si kandidatin ideal për të drejtuar skuadrën në sezonin e ardhshëm. Me një ofertë kaq të konsiderueshme financiare në tryezë, skuadra bavareze shpreson të bindë trajnerin spanjoll të pranojë postin. Pavarësisht interesimit të Bayernit, Alonso e ka bërë të qartë se nuk do të marrë një vendim për të ardhmen e tij derisa të përfundojë sezoni aktual dhe ai ka luftuar për të gjitha titujt e mundshëm me Bayer Leverkusen.
sfidanti.al