Luis Enrique: Duhet të mësohemi të luajmë pa Mbappe

Luis Enrique i befasoi të gjithë duke larguar nga fusha Kylian Mbappe në minutën e 65-të të lojës, me rezultatin 1-0 në favor të Rennes. Sulmuesi francez u rikthye në formacionin fillestar në Ligue 1 pasi ishte zëvendësues kundër Nantes në ndeshjen e fundit. Në një konferencë për shtyp Enrique u pyet për arsyen e zëvendësimit të yllit të PSG-së, për të cilën spanjolli u përgjigj: “Herët a vonë kjo do të ndodhë, në një moment do të duhet të mësojmë të luajmë pa Kylian. Kur ta konsideroj të përshtatshme do të luajë dhe kur jo nuk do të luajë, siç bëjnë të gjithë trajnerët. Unë dua konkurrencë maksimale për sezonin e ardhshëm. Dua që të gjithë lojtarët e rinj te PSG të mendojnë se kjo është një mundësi e madhe. Kjo është ajo që unë kërkoj këtë sezon dhe sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar trajneri spanjoll.

sfidanti.al