Refuzoi ofertën e Real Madrid, mediet kroate zbulojnë të ardhmen e Modric

Luka Modric nuk ka ndërmend të lërë futbollin në qershor. Për këtë arsye ai nuk pranoi propozimin e Ancelotti-t, përkatësisht për t’iu bashkuar stafit të trajnerit italian. Sipas medieve kroate, 38-vjeçari mund të kthehet në vendlindje për të veshur fanellën e Dinamo Zagreb-it, klub në të cilin shpërtheu ylli i Kroacisë. Megjithatë, nuk mungojnë ofertat nga klubet saudite dhe amerikane për mesfushorin e Real Madrid.

sfidanti.al