Mediat italiane i thurin lavde Angel Di Marisë, Alegri bën shaka!

Debutimi i tij ishte prej ëndrrash, me gol dhe asist, ndërsa pritet që ta ndihmojë ekipin rekordmen të titujve që të shtojë “pasurinë”. Angel Di Maria ishte më i miri në fushë në fitoren 3-0 të Juventusit ndaj Sasuolos, dhe mediat italiane i thurën lavde. “Juventus, asi nën mëngë i vapës së gushtit”, titullon “La Gazeta delo Sport” duke lavdëruar debutimin e Angel Di Marisë.

“Tutosporti” i Torinos bën lojë fjalësh duke shkruar “Nata e Di Marisë”, që në italisht përkthehet edhe “Nata e Marisë”. Trajneri Alegri theksoi se “nuk shqetësohem shumë për dëmtimin e Di Marisë, sepse ai pati probleme edhe këto ditë. Të presim analizat mjekësore”. Alegri bëri shaka kur iu kujtua se argjentinasi doli nga fusha me fytyrë ku tregohej qartë dhimbja, ndërsa theksoi se “ai gjithmonë e ka fytyrën të tillë”.

Sfidanti.al