Në Shqipërim barazimi i Pragës u përjetua si fitore, ndryshe nga cekët që nuk janë kursyer në kritika për paraqitjen e skuadrës ë tyre në fushën e lojës. Gazetat dhe portalet kryesore kanë pasqyruar 90 minutëshin e “Fortuna Stadion”. Gazeta “Isport Blesk” në faqen e parë ka vendosur si titull kryesor: Republika Ceke-Shqipëri 1-1. Goli i Çernit nuk mjafton, miqtë barazojnë me një goditje në portë.
Portali “Sport” ka publikuar një artikull ku shkruhet: “Një turp i madh, duhet të fajësojmë veten”, ndërsa gazeta “Denik” nënvizon: “Një rrugë që nuk të çon drejt suksesit. Silhavy largohu”. Të zemëruar çekët me skuadrën e tyre që luajti futbollin agresiv vetëm në 20 minutat e para të pjesës së dytë.
Sfidanti.al