Portieri i Bolognas, Lukasz Skorupski nuk iu përgjigj pozitivisht ftesës së Polonisë për kualifikueset e EURO 2024, ndërsa si shkak u quajt një problem në kyçin e këmbës të pësuar ndaj Cagliarit. Megjithatë, sipas raportimeve të medieve italiane arsyeja e vërtetë mund të jetë një përplasje e ndodhur në skuadrën e Polonisë që në Botërorin e Katarit. Mediet italiane raportojnë për një mosmarrëveshje mes portierit dhe sulmuesit simbol të kombëtares polake, Robert Lewandowski.
Marsin e kaluar, Skorupski, duke folur për një media polake, kishte zbuluar disa debate të ndodhura në dhomën e zhveshjes, në lidhje me ndarjen premiumit për arritjen në fazën e 16-të në Kupën e Botës. Skuadrës iu dha një premium prej 6 milionë euro, por sipas rrëfimit të Skorupskit, në vend që të festonte kualifikimin, ekipi i Polonisë po nxitonte për mënyrën e ndarjes së çmimit, gjë që megjithatë nuk u diskutua. Më vonë Lewandowski akuzoi portierin e Bologna-s se kishte thënë gjëra të pavërteta. Tashmë në Poloni mendojnë se Skorupski nuk është bashkuar me ekipin jo prej problemeve fizike,por sepse ka frikë të përballet me Lewandowskin.
Sfidanti.al