Lionel Messi nuk ndryshon, ai mbetet fantastik edhe me kampionët e botës që sfiduan Ekuadorin në kualifikueset e Kupës së Botës. Goli i “pleshtit” në minutën e 78 nga goditja e dënimit zhbllokoi dhe vendosi fatin e ndeshjes.
36-vjeçari nuk i dha asnjë mundësi portierit mik Hernan Galindez duke e shtangur me një ekzekutim fantastik që e konfirmon njeriun e momentit në radhët e kampionëve të botës edhe pse është transferuar në një kampionat më pak cilësor si MLS.
Festë madhështore në stadiumin legjendar të Buenos Airesit ndërsa ky është goli numër 176 për numrin 10 me fanellën e Kombëtares së Argjentinës. Në SHBA ai numëron 10 gola të shënuar në 7 ndeshje me fanellën e Inter Miami.