Dëmtimet e fundit në kampin italian ku Frattesi dhe Fagioli i shtohen listës së telashete të trajnerit Luciano Spalletti, e bëjnë edhe më të brishtë skuadrën e kaltër. Bashkë me Barrella-n ende në infermieri, Italia rrezikon që të luajë në sfidën me Shqipërinë në 15 qershor pa dy mesfushorët e Interit dhe mbrojtësin e Juventusit. Një kundërshtar të tillë ndoshta do ta kishin “ëndërruar” edhe shumë skuadra të tjera pasi nëse llogariten edhe ndryshimet e mëdha që trajneri italian ka bërë gjatë muajve të fundit, Italia sot është një skuadër pothuajse e gjitha eksperimentale.
Në Dortmund, kuqezinjtë do të kenë në anën e tyre një pjesë të madhe të publikut, entuziazmin, mungesat e kundërshtarit dhe mungesën e presionit që në një grup të tillë, shkon i gjithi në anën e të kaltërve, për të cilët do të ishte një dështim absolut largimi nga europiani pa kaluar as fazën e grupeve. Sylvinho me siguri i ka peshuar mirë të gjitha këto detaje dhe është po aq i vetëdijshëm se kundër Italisë ndaj të cilës nuk kemi arritur asnjëherë të fitojmë, ka ardhur momenti për të guxuar gjithçka për gjithçka.
Nga Pirro Bardhyli