Mbaroi: Bruno Fernandesh mbërrin në “Old Trafford”

Ylli i Sportingut të Lisbonës dhe pjesëtari i përfaqësueses portugeze, Bruno Fernendesh, do të jetë përforcimi i ri i Mançester Junajtidit, duke qenë se të dy klubet arritënmarrëveshjen përkatëse. Fernandeshi tani ka shkuar në klubin anglez, ku do t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe do ta kompletojë përfundimisht transferimin.

Të dy klubet e lartpërmendur, në fakt, kishin kohë që zhvillonin bisedime dhe në fund ata i hapën rrugë njeri-tjetrit, duke rënë dakord që futbollisti i mësipërm të transferohet në “Old Trafford” për 62 milionë sterlina.

Fernandeshi zhvilloi një sezon të kaluar të shkëlqyer, duke shënuar 32 gola dhe duke dhënë 18 asistenca goli, kështu që nuk ishte habi që ky futbollist portugez ishte një nga objektivat kryesorë të trajnerit Ole Solskjer. Fernandeshi nuk do të jetë përforcimi i vetëm i Junajtidit, pasi pritet që në “Old Trafford” të mbërrijë edhe Sergej Milenkoviç-Saviç, dhe ardhja e dy futbollistëve të mësipërm nënkupton largimin eventual të Pol Pogbas.

Sfidanti.al