Telashe të reja për Ronaldinjon; i tërhiqet pasaporta, i bllokohen 57 pasuri

Ronaldinjo hyn sërish në telashe, por këtë radhë nuk ka të bëjë aspak me dy të fejuarat e tij. problemet e reja të tij në fakt vijnë nga një tjetër shtet brazilian. Përpara pak muajsh u publikuan lajme për gjendjen aspak të mirë financiare të Ronaldinjos, pasi organet fiskale i gjetën shumë pak para në llogaritë e tij bankare gjatë një kontrilli.
Por tani sipas të përditshmes ‘Folha de Sao Paulo’, rezulton se Ronaldinjo nuk ka paguar një gjobë prej 2 milionë Eurosh që i ishte vënë për abuzim me ndërtimet nga ana e kompanisë së ish futbollistit dhe vëllait të tij “Reno Construções e Incorporações”.

Kjo bëri që autoritetet t’i bllokounë llogarinë bankare dhe 57 prona, një problem të cilit i shtohet edhe tërheqja e pasaportës që do të thotë se Ronaldinjo nuk do të ketë mundësi të dalë jashtë Brazilit deri në momentin kur të ketë shlyer të gjithë borxhin.

Për një dënim të tillë u fol kohë më parë, gjithnjë për problemet e ish futbollistit me organet tatimore. Ndërkaq, avokati i Ronaldinjos kërkon të sqarojë dicka. Sipas tij, Ronaldinjo ka gjetur akordin për t’i kthyer shumën e duhur shtetit, por sipas kësaj të përditshmeje, rezulton se borxhi është akoma i pranishëm në sistemin e automatizuar dhe nga kjo doli edhe vendimi për bllokimin e pronave dhe tërheqjen e patentës së Ronaldinjos

sfidanti.al