Ndeshja e fundit e tij ishte në 5 maj të 2018 kundër leister me fanelën e Uesthemit. Patris Evra nuk luan prej shumë muajsh, por vetëm tani, në moshën 38 vjecare ai bëri të ditur tërheqjen e tij nga futbolli.
‘Karriera ime si futbollist u mbyll zyrtarisht-tha Evra në një intervistë për të përditshmen italiane La Gazzetta Dello Sport
Evra e nisi karrierën e tij si futbollist profesionist në 1998-99 në Itali te Marsala. Në 20 vjet karrierë, nga të cilat 8 vjet e 6 muaj i ka me fanelën e Mancester Junajtid, ai ka fituar gjithcka; 5 tituj në Premier League, 1 Ligë Kampionesh, 1 Botëror për Klube dhe kupa të tjera të ndryshme.
Italia e risheh sërish në fundin e karrierës së tij sigurisht duke dhënë kontributin e tij në fitoren e 2 ndaj 8 titujve të fundit të Juventusit në Serinë A. Megjithatë jo të gjitha kujtimet janë të bukura me fanelën e Juventusit.
‘Në 3 muajt e parë isha në depresion, gjithnjë i zemëruar me të gjithë-vijon Evra që foli edhe për eliminimin në Champions nga Bajerni ne 2016 ku Evra pati dozën e tij të fajit, ndërkohë që gaboi më shumë në Superkupë-nuk isha i lumtur, Aleks Sandro u dëmtua dhe unë nuk u impenjova shumë në fazën e nxemjes dhe në fushë nuk hyri Evra, por motra e tij. Kishte ardhur koha të ndryshoja ambient’
Cfarë do të bëjë tani Evra? Përgjigjja është e thjeshtë; trajnerin. ‘Sir Alex Ferguson kur ishte trajneri im tha se unë dhe Gigs do të jemi trajnerë shumë të mirë-tha Evra që duket se e beson vërtet-Ferguson ishte si një baba për mua dhe më pranoi për atë që isha, ndonjëherë lider, ndonjëherë arrogant. Pas një viti e gjysmë do të jem gati për të drejtuar një skuadër’.
sfidanti.al