Mbappe nuk bindet nga oferta e parë e Real Madrid

Merkato mbetet kryefjala në Paris, teksa Mbappe vijon të mendojë për të ardhmen, me sulmuesin francez që ende nuk ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ri. 25-vjeçari ka pasur kontakte me Real Madrid, me spanjollët të cilët i kanë propozuar edhe një ofertë konkrete që gjithashtu përfshin edhe bonuset, por Mbappe nuk është bindur, kështu është raportuar nga burime të sigurta pranë lojtarit. Një situatë e tillë e bënë edhe më intriguese të ardhmen e ish-lojtarit të Monaco, që aktualisht ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me PSG-në. Së fundmi, ka pasur edhe një sinjal nga ana e Mbappe, me talentin që duartrokiti dhe falenderoi tifozët që ishin të pranishëm në seancën stërvitore në prag të Sociedad. Sa i përket ofertës së Real Madrid, është mësuar se “Los Blancos” i kanë ofruar Mbappe-s më pak se në vitin 2022 edhe pse ai përsëri do të ishte lojtari më i paguari te madrilenët, Kylian nuk është bindur. Deri më tani nuk bëhet fjalë për një refuzim të menjëhershëm, por mbetet për t’u parë nëse spanjollët do të lëvizin dhe do të rrisin ofertën e tyre, teksa edhe në Paris po punojnë dhe mediet franceze kanë raportuar se Mbappe është informuar mbi propozimin e Nasser Al-Khelaifi, me këtë të fundit që po bënë të pamundurën për ta mbajtur në skuadër yllin francez.

sfidanti.al