Mateusi: Kimih do t’i kishte “mbytur” shokët për humbjen 0-6!

E qartë që Gjermania e Joakim Lëvit pati mangut një lider në fushë, ndërsa u “zhdëp vendçe” nga Spanja në Sevilje. Pas shifrave 0-6, ish-kapiteni Lotar Mateus deklaroi se mungesa e udhëheqjes ishte një nga shkaqet kryesore të shthurjes së kombëtares. “Gjermania nuk pati një lojtar që ta mblidhte dhe të ndalonte shfaqjen që po luhej në fushë, – tha ai, – nëse do të kishte qenë Kimih, ai nuk do ta kishte lejuar, do t’i kishte mbytur shokët për atë që po ndodhte. Kujtoj, kur një herë tek Bajerni, Oliver Kahni kapi për qafe Andi Hercogun”. Mateusi thotë se Gjermania ka shumë cilësi, por nuk është skuadër. Më herët, vetë Mateusi, por edhe të tjerë, theksuan se ekipi ka nevojë për udhëheqës si Zherom Boateng apo Tomas Myler, pse jo edhe Mats Humels, lojtarë që Lëvi i përjashtoi.

Sfidanti.al