Ka hapur shumë polemika fitorja e çmimit “The Best FIFA 2023” nga Lionel Messi. Periudha kohore që përfshihej në këtë vlerësim ishte nga 19 dhjetori i vitit 2022, duke përjashtuar Botërorin e Katarit, që Messi e fitoi si protagonist me Argjentinën e tij. Legjenda e futbollit gjerman Lothar Matthaus, që ka fituar çmimin e FIFA-s si “Lojtari më i mirë” në vitin 1991 nuk është dakord me këtë vlerësim dhe ka thënë mendimin e tij për Sky Deutschland.
“Nëse shikohen sukseset e mëdha, nuk ka mundësi që të mos merret në konsideratë Manchester City. Në rastin e lojtarit më të mirë të vitit 2023, çmimin duhet ta fitonte Erling Haaland. Ka fituar trofetë më të rëndësishëm me City dhe ka shënuar shumë gola. Dy faktorë që duhet të jenë vendimtar në këtë vlerësim”, ka thënë mes të tjerash.
sfidanti.al