Nuk rinovon me Dortmundin, Reus gati t’i bashkohet Gladbahut

Një flamur është gati të ulet. Sipas “Bild”, Marco Reus nuk do të rinovojë kontratën që i skadon me Borussian e Dortmundit verën e ardhshme. Mesfushori sulmues e kishte zgjatur edhe për një sezon tjetër 12 muaj më parë, por këtë herë duket qartë se ai nuk do ta mbyllë karrierën e tij në klubin ku u rrit si futbollist.

34 vjeç, Reus është një institucion që ka lindur në Dortmund dhe është rritur në sektorin e të rinjve të verdhezinjve, përpara se të bënte kapërcimin në ekipin e parë në vitin 2012, pasi u shfaq fillimisht me Rot Weiss Essen dhe më pas me Borussia Monchengladbach. Deri më sot ka 410 ndeshje zyrtare me Dortmundin, ka shënuar 167 gola dhe ka dhënë 124 asistime. E ardhmja e tij mund të jetë gjithmonë në Bundesligë, me Borussia Monchengladbachun që mendon për të. Reus me Gladbachun nga viti 2009 deri në vitin 2012, periudhë gjatë së vilës shënoi 41 gola dhe dha 28 asistime në 109 paraqitje në total.

sfidanti.al