Arabia Saudite vazhdon me investimet milionadollarëshe në sport dhe për Kupën e Botës 2034. FIFA e ka konfirmuar në fund të vitit që lamë pas se vendi aziatik ka aplikuar për organizimin e eventit madhor pas një dekade. Së fundmi, arabët kanë prezantuar atë që do të jetë një nga xhevahiret e saj të kurorës: një stadium për 45,000 njerëz, për të cilin thonë se të jetë “më moderni në botë”. Një çmenduri sportive, që do të ndërtohet në një shkëmb 200 metra dhe do të ketë ekranin më të madh LED në botë, me përmasa një kilometër e gjysmë.
Stadiumi, që do të mbajë emrin e princit të kurorës së mbretërisë, Mohammed bin Salman, do të ketë të gjitha përparimet teknologjike që mund të imagjinoni. Dizajni i paraqitur ka një çati të lëvizshme dhe fushë loje, njësoj si “Santiago Bernabéu”, por gjëja më spektakolare është në ekranin LED, që do të formojë të gjithë fasadën dhe që mund të arrijë një kilometër e gjysmë rreth gjithë perimetrit të tij. Stadiumi do të ndërtohet në Qiddiya, rreth 40 kilometra larg Riadit dhe pritet të bëhet shtëpia e dy skuadrave: Al Nasser dhe Al Hilal.
“Vendi futuristik synon të rishpikë konceptin e një stadiumi tradicional”, thanë investitorët, të cilët nuk zbuluan koston e punës, që mund të jetë ndoshta më e larta në histori për një ambient sportiv. “Muri LED është projektuar për t’u hapur ndaj pamjeve të qytetit poshtë,” thanë investitorët, duke bërë të qartë se kjo vepër “është më shumë se një stadium futbolli”. Do të ketë gjithashtu një liqen artificial pranë stadiumit që synon të ulë ndikimin mjedisor që mund të shkaktojë si puna ashtu edhe zbatimi i tij.
sfidanti.al