Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta, ka dhënë komentin e tij për polemikat e shumta që janë krijuar për shkak të një goli të zikaltërve ndaj veronës në fundjavë. “Në fund të fazës së parë është e drejtë të bëjmë një bilanc, duke njohur meritat e Interit. Jemi të parët me meritë prej kulturës së punës së aplikuar në mënyrë intensive. E kam fjalën për punën e klubit dhe lojtarëve, si dhe meritat e tifozëve tanë. Statistikat ndihmojnë për t’i vlerësuar objektivisht faktet. Kjo tregon se ne jemi me autoritet në krye të renditjes. Polemikat, ose më mirë kritikat, duhet të ndikojnë në futbollin italian dhe ne duhet t’i pranojmë ato. VAR-i u përmend nga të gjithë. Ai nuk u implementua si mjet për të zhdukur gabimet e gjyqtarëve, por për t’i reduktuar ato. Pastaj, çdo klub duhet të llogarisë të mirat dhe të këqijat e arbitrimit në fund të sezonit. Ekziston subjektiviteti, po ashtu edhe gabimet. Besoj se në fund të kampionatit do të fitojë skuadra më e mirë.Nuk dua të bëj polemika, duke komentuar këto deklarata të çuditshme. Larg nga të menduarit se Interi është i kushtëzuar nga favorizimi, unë ia kthej këto deklarata dërguesit. Puna bëhet nga një ekip që ka një klub të fortë pas.Me meritë jemi të parët. Të qenit kampionë dimri, megjithatë, është si një fitore e Pirros. Do të ketë rëndësi vendi i parë në maj. Tani jemi me meritë. Më duket se edhe ka pasur të tjera gabime arbitrimi për skuadrat e tjera në këtë javë të kampionatit italian”, deklaroi Marotta.
sfidanti.al