Marash Kumbulla shkon me paterica drejt … finales së Budapestit

E ka të pamundur të luajë, madje për momentin as nuk mund të prekë top me këmbë. Marash Kumbulla pati fatkeqësinë të humbiste pjesën e fundit të sezonit me Romën, dhe të ndiqte nga spitali e pastaj nga shtëpia ndeshjet e ekipit italian. Gjithsesi, qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare shkoi drejt Budapestit për të ndjekur finalen e Ligës së Europës që Roma e luan sonte në orën 21:00 ndaj Seviljes. Futbollisti shqiptar ishte me paterica, por kjo nuk e pengoi që të ndodhej pranë shokëve, siç bëri vjet në finalen e Ligës së Konferencës, ndonëse në atë kohë në Tiranë nuk ishte i dëmtuar.

Sfidanti.al